Ndërmarrja

Italpannelli është një ndërmarrje lider në prodhimin e një game të gjerë panelesh sanduiç izolules prej shkume poliuretani të fortë dhe leshi shkëmbi për sektorët e ftohtë, industrialë, tregtarë, rezidencialë dhe zooteknikë.

Gjithmonë e vëmendshme ndaj nevojave të klientëve, ka edhe një Sektor Inxhinierie dhe Ndërtimi, në gjendje që të projektojë dhe të realizojë dhoma frigoriferike dhe struktura parafabrikate me beton arme të vibruar, beton arme të paranderur, karpenteri metalike dhe dru të laminuar.

ITALPANNELLI u krijua në vitin 1991 për prodhimin pa ndërprerje të paneleve sanduiç izolues me shkumë poliuretani dhe lesh shkëmbi për sektorët e ftohtë, industrialë, tregtarë, rezidencialë dhe zooteknikë, duke trashëguar nga TECNISO gjithë përvojën në realizimin e dhomave frigoriferike dhe të strukturave parafabrikate.

Italpannelli përbëhet nga 2 fabrika prodhimi: një në Itali, në Abruzzo dhe një në Spanjë (Italpannelli Iberica).

m2 magazinë
0
metra katrorë panele të prodhuara çdo vit
0
vendet e prodhimit
0
linjë prodhimi
0

Produkti

• Italpannelli është lider në prodhimin e paneleve të përkulur me rreze 6 metra me izolues poliuretani dhe lesh shkëmbi për sektorin e mbulimit të strukturave parafabrikate me trarë me beton arme të paranderur, me një linjë prodhimi tërësisht të pandërprerë e vetme në botë. Përveç gamës së gjerë të paneleve sanduiç, ndërmarrja është pajisur me profil për realizimin e të gjitha profileve të llamarinave të valëzuara më të përhapura si për mbulesat klasike ashtu edhe për realizimin e soletave prej çeliku/beton arme. Izolimi termo-akustik dhe kursimi i energjisë janë vetëm disa nga pikat e forcës të të gjithë linjës së gjerë të produkteve Italpannelli. Vetitë e shkumës izoluese japin mundësi që të arrihen shërbime të mëdha në terma koibentimi termik, ndërsa leshi i shkëmbit lejon një izolim optimal dhe thithje akustike të mureve. Përveç të tjerave bëhet fjalë për produkte dhe mbulesa rezistente ndaj zjarrit. Produkt tjetër kryesor i ndërmarrjes është paneli Italcoppo me një gjeometri totalisht të ngjashme me mbulesën klasike tradicionale. Prodhohen, me një linjë shumë moderne të gjeneratës së fundit, panele sanduiç prej poliuretani për tu përdorur në tregun e dyerve seksionale. I fundit që ka lindur është Mega106, panel poliuretani me llamarinë të dyfishtë me një valëzim të lartë 106 mm që lejon që të montohen panelet në distanca shumë të mëdha.

Zgjidhje të personalizuara

• Italpannelli ofron një gamë të gjerë produktesh dhe propozon zgjidhje të personalizuara për të përshtatur çdo mbulesë me kërkesat e klientit. Çdo panel do të jetë i personalizueshëm në materiale, në përmasa, në format dhe në ngjyrat. Ndër produktet e pafundme të çertifikuara mund të zgjidhni jo vetëm materialet (çelik i zinkuar dhe i lyer paraprakisht, alumin, bakër), por të seleksiononi me kujdes edhe tipologjinë e suportit të produktit që i përshtatet më shumë strukturës suaj. Përtej të gjitha kombinimeve të mundshme, Italpannelli propozon një seri komplementesh të studiuara për t’ju përgjigjur çdo nevoje aplikuese.

Rritje dhe
zhvillim

• Në një treg sektori gjithnjë e më të rrjetëzuar dhe konkurrues, Italpannelli ka arritur me të shpejtë një pozicion lidershipi në nivel ndërkombëtar, duke ditur të rikrijojë veten por mbi të gjitha duke shfrytëzuar përvojën e marrë në më shumë se 30 vite aktivitet në nivele maksimale të fushës së izolimit. Nga më shumë se 200 magazinat frigoriferike të shpërndara në të gjithë botën, Italpannelli ka patur në pak vite një rritje shumë të shpejtë duke u bërë ndërmarrja më e madhe e Europës me stabiliment prodhues në sektorin e izolimit me 5 linja prodhimi të vazhdueshëm në aktivitet të plotë.

Efikasiteti në Shërbimin Efikasiteti në Shërbimin

Ndërmarrja Italipannelli dallohet për efikasitetin e shërbimit dhe për aftësinë për të qenë referim 360 bgradë, tërësisht e orientuar për përmbushjen e nevojave të klientit. Një staf teknik shumë profesional do të jetë në dispozicionin tuaj të plotë dhe për kërkimin e vazhdueshëm të propozimeve inovative në sintoni me kërkesat shumë të ndryshme të klientelës. Përvoja Made in Italy e Italpannelli është në gjendje që të ofrojë një suport të kualifikuar dhe për t’ju përgjigjur me zgjidhje të personalizuaera çdo lloji nevoje.

01

Materialet
Kërkim i vëmendshëm i materialeve

02

Zgjidhje Teknologjike
Studim i vazhdueshëm për vënien në zbatim

03

Produktet Italpannelli
Produkte me kohëzgjatje të madhe

Zbulo produktet
tona