Italcoppo / Italcoppo Eco

Zbuloni panelet tona Italcoppo / Italcoppo Eco ITALCOPPO Paneli i koibentuar me efekt tjegull ITALCOPPO është një panel izolues i koibentuar i zhvilluar për tu përdorur si mbulesë në ndërtimet civile, në sektorin agro-zooteknik dhe në ribërjen e mbulesave me detyrim të respektimit të peisazhit, me një pjerrësi minimale prej 13 %. Gjeometria e tij rezulton e ngjashme me panelin e koibentuar klasik prej tjegulle dhe ofron një alternativë të shkëlqyer duke garantuar njëkohësisht shërbime të larta izolimi termik dhe akustik, karakteristika të garantuara nga koibentimi me shkumë poliuretani. ITALCOPPO është në gjendje që të përmbushë normativat për detyrimet e respektimit të peisazhit dhe nevojën në rritje për kursim energjie, të bashkuara me një lehtësi ekstreme montimi dhe një aspekt të lartë estetik. ITALCOPPO është i realizuar me një veshje të dyfishtë metalike me llamarinë të jashtme prej çeliku të zinkuar të lyer paraprakisht apo prej alumini të lyer paraprakisht në versionin tjegull të kuqe apo me efektin tjegull antike. Finitura e brendshme është e realizuar me çelik të zinkuar të lyer paraprakisht apo me çelik të zinkuar të lyer paraprakisht me efekt dru. Paneli mund të realizohet edhe në versionin me një llamarinë me rrëshirë xhami apo me alumin centozimal. ITALCOPPO ECO ITALCOPPO ECO është një llamarinë e valëzuar profil Italcoppo e veshur me 1,5 cm poliuretan të zhveshur. Poliuretani i veshjes i jep llamarinës një fortësi më të madhe, duke e bërë mër të manovrueshme dhe të lehtë për tu montuar. Italcoppo Eco, në krahasim me llamarinën e thjeshtë të valëzuar, ka një izolim më të mirë akustik, një ulje të fenomenit të kondensimit, një rezistencë më të madhe ndaj breshërit, mundësi për të krijuar çati të ngrohtë dhe të ventiluar dhe një rezistencë më të madhe ndaj shkeljes. Italcoppo Eco garanton respektimin estetik të mjedisit falë impaktit të saj të vogël viziv. Italcoppo Eco është një fletë e koibentuar për mbulesa të ndërtesave rezidenciale, mbulesave industriale të sektorit agro-zooteknik dhe në ribërjen e e mbulesave që kanë detyrim të respektimit te peisazhit. ITALCOPPO ECO, AVANTAZHET NË KRAHASIM ME NJË LLAMARINË TË VALËZUAR: IZOLIM MË I MADH TERMIK – AKUSTIK ULJE E FENOMENIT TË KONDENSIMIT REZISTENCË ME E MADHE NDAJ BRESHËRIT REZISTENCË DHE KAPACITET MBAJTËS REZISTENCË MË E MADHE NDAJ SHKELJES